Meksika i prish marrëdhëniet diplomatike me Ekuadorin, pas bastisjes në Ambasadë

Meksika i prish marrëdhëniet diplomatike me Ekuadorin, pas bastisjes në Ambasadë

Meksikë

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, i ka prishur marrëdhëniet diplomatike me Ekuadorin menjëherë pasi policia ekuadoriane u fut dhunshëm në Ambasadën meksikane dhe e arrestoi një ish-zëvendëspresident ekuadorian, i cili kishte kërkuar azil politik atje pasi ishte akuzuar formalisht për korrupsion.

Lopez Obrador njoftoi për prishjen e marrëdhënieve të premten në mbrëmje, pasi Policia e Ekuadorit u fut me forcë në Ambasadën meksikane në kryeqyteti ekuadorian, Quito, për ta arrestuar Jorge Glasin, i cili ishte strehuar atje prej dhjetorit.

Glas shërbeu si zëvendëspresident i Meksikës nga viti 2013 deri më 2017. Ai u lirua nga detyra për shkak të akuzave për korrupsion kundër tij.

Më vonë atë vit, ai u dënua me gjashtë vjet burgim për korrupsion. Prokurorët thanë se ai i kishte marrë 13.5 milionë dollarë ryshfet.

Ai u lirua nga burgu në nëntor, por autoritetet ekuadoriane e lëshuan edhe një fletarrestim për të, pas akuzave të reja për korrupsion. Kjo e nxiti atë të kërkojë strehim në Ambasadën e Meksikës.

Policia u fut në zyrat diplomatike meksikane në kryeqytetin ekuadorian përmes dyerve të jashtme për ta arrestuar Glasin.

“Kjo nuk është e mundur. Nuk mund të ndodhë. Kjo është çmenduri”, tha shefi i konsullatës meksikane në Quito, Roberto Canseco.

“Jam shumë i shqetësuar, sepse ata mund ta vrasin atë. Nuk ka asnjë arsye për ta bërë këtë. Kjo është jashtë çfarëdo norme”, shtoi ai.

Duke e mbrojtur vendimin e vet, Presidenca e Ekuadorit tha në një komunikatë: “Ekuadori është komb sovran dhe ne nuk do ta lëmë të lirë asnjë kriminel”.

Lopez Obrador u përgjigj ashpër, duke e cilësuar arrestimin e Glasit si “veprim autoritar” dhe “shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe sovranitetit të Meksikës”.

Alicia Barcena, sekretarja e Jashtme e Meksikës, shkroi në rrjetin social X se disa diplomatë pësuan lëndime gjatë bastisjes policore, e cila, sipas saj, ishte shkelje e Konventës së Gjenevës për Marrëdhënie Diplomatike.

Godinat diplomatike cilësohen si të “paprekshme” në përputhje me traktatet e Vjenës dhe agjencitë vendëse për sundim të ligjit nuk e kanë të lejuar të futen brenda tyre pa leje paraprake nga ambasadori./ REL

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë