Meksika jo vetëm e tronditur nga
tërmeti, por edhe nga vullkani

Meksika jo vetëm e tronditur nga<br />tërmeti, por edhe nga vullkani
Problemet duket sikur s’kanë të sosur për Meksikën.
 
Sikur të mos mjaftonte tërmeti që la shkaktoi qindra viktima e dëme të mwdha materiale, shteti meksikan është tronditur edhe nga një shpërthim vullkanik, që mesa duket është ndikuar nga tërmeti I pak ditëve më parë.
 
Popocatepetl, një vullkan rreth 30 kilometra në juglindje të qytetit të Meksikës, ka shpërthyer me shtëllunga të mëdha hiri dhe gazi,pas tërmetit 7.1 ballësh shkundi rajonin qendror të vendit.
 
Sistemi i vëzhgimit të vullkanit regjistroi një shpërthim intensiv mbrëmjen e së mërkurës, por nuk raportoi për rrjedhje llave.
 
Vullkani Popocatepetl ka qenë veçanërisht aktiv gjatë sitnës së verës.

Ndërkaq vetëm në kryeqendrën e Meksikës janë regjistruar të paktën 115 të vdekur , lajm I konfirmuar nga kryetari bashkisë së qytetit të Meksikos.
 
Kjo shifër e çon në 245 numrin e viktimave në rang kombëtar, duke u bazuar në bilancet e mw hershme nga qeveria federale.

Ekipet e shpëtimit po garojnë në me kohën për tu ardhur në ndihmë atyre që kanë mbijetuar dhe që mund të jenë nën rrënoja pas tëmetit të së martës, vecanërisht në shkollën e rrënuar tërësisht.

Ky ishte tërmeti më i fuqishëm që goditi vendin, në 30 vjet.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza