Meksika zgjedh presidentin e Ri
ai është Enrique Pena Nieto

Meksika zgjedh presidentin e Ri<br />ai është Enrique Pena Nieto
Partia Revolucionare Institucionale e Meksikës, e cila ka pasur pushtetin për 71 vjet përpara se të mundej në vitin 2000, ka fituar zgjedhjet presidenciale të së dielës në Meksikë me kandidatin e saj Enrique Pena Nieto.

Festimet në shtabin e Pena Nieto kanë nisur sapo janë mbyllur kutitë e votimit dhe kanë vazhduar kur rezultatet e para kanë vazhduar të konfirmojnë fitoren.

“Sot ka fituar e gjithë Meksika” ka përsëritur tre herë gjatë fjalimit të tij Pena Nieto. Ai ka arritur të marrë 38% të votave ndërkohë që në garë kanë qenë 4 kandidatë.

Ndërkohë që presidenti në detyrë Felie Calderon i ka uruar fitoren presidentti të ri, një rej kandidatëve Lopez Obrador i bllokut të majtë, i renditur i dyti me 31% këmbënguli që most ë njohë humbjen deri në numërimin e të gjitha votave.

Ndryshimi i emrave në presidencën meksikane ka tërhequr vëmendjen sidomos përsa i përket luftës kundër karteleve të drogës që i ka sjellë Meksikës rreth 50 mijë të vdekur në gjashtë vitet e fundit dhe analistët e publiku presin me interest ë shohin strategjinë që do të përdorë presidenti i ri.
(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi