MEKSIKE - Së paku pesë persona kanë vdekur në një tren mallrash që doli nga shinat në jug të Meksikës. Burimet zyrtare njoftuan se në 35 persona që u plagosën, 16  prej tyre janë në gjendje shumë  të rëndë. Ndërkohë,  frika për rritjen e numrit të viktimave mbetet ende e lartë.
 
Treni i fatkeqësisë që doli nga shinat është një mjet që  transportonte klandestinë nga Amerika Qendrore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky tren quhet ndryshe edhe "Bisha", pasi shpesh  mbi çatinë e vagonëve të tij qëndrojnë qindra vetë që ndërmarrin udhëtimin e rrezikshëm drejt SHBA-së.
 
Ushtarë, marinsa dhe punonjës të emergjencës janë përpjekur për të hyrë në zonën ku ndodhi aksidenti, pasi ambulancat nuk mund të arrinin atje.
treni meksike
(Treni i klandestinëve i rrëzuar nga shinat në Meksikë)

treni meksike
(Treni që u doli nga shinat, i mbiquajtur Bisha për shkak të klandestinëve që udhëtonin mbi të për në Amerikë)

Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)