Meksikë, bandat e drogës
ekzekutojnë përdhunuesin

Meksikë, bandat e drogës<br />ekzekutojnë përdhunuesin
TIRANE- Bandat e narkotrafikanteve në Meksike të njohur botësishte për mizorite e krimeve të tyre tashmë kanë filluar dhe të luajnë rolin e gjykatësve. I pandehuri i tyre ishte një 24 vjecar i cili ishte i akuzuar nga një femër për dhunë seksuale.

Eliadio Martinez Cruz kishte ushtuar dhunë seksuale ndaj një gruaje në ambientetet e një magazine në qyteze e Contepec në shtetin meksikan të Michoacan.

Dënimi për të nuk erdhi nga organet e drejtësisë, por nga mbretërit e rrugës, të cilët sipas policisë e kanë torturuar, më pas e kanë vrarë dhe afër trupit tij kanë lënë një mbishkrim ku thuhej “Kështu përfundojnë përdhuenuesit”.

Trupi i pajetë i 24 vjecarit u gjet nga një kalimtar anonim që njoftoi menjëherë autoritet e policisë, të cilët bënë të mundur edhe indetifikimin e viktimës.

Hakmarrja në të tilla forma prej vitesh nuk praktikohej nga grupet kriminale por tashme ajo është rikthyer serish, duke e bërë më të fuqishme prezencen e këtyre karteleve të drogës.

Lajmi i Eladio Cruz fillimisht u ngatërrua me atë të një tjetër masakre.

Këtë herë në shtetin Caliente Guerrero ku, 60 trupa të pajete, shumica të gjymtuar u gjetën në një kamionçinë të braktisur.

Disa kishin një mesazh në gjoksin e tyre: "Unë jam një tamplier kalorës" dhe një mbishkrim në anën e automjetit, "Familia Michoacana”.

Sipas policisë kjo është një betejë e ashpër mes grupeve të bandave të drogës, të cilët po marrin çdo ditë jetë meksikanësh të rinj në emër të përfitimeve të paligjshme që sjell tregtia e lëndëve narkotike drejt SHBA-ve.

(eb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten