Meksikë, ngrihet alarmi për uraganin
Patricia, më i fuqishmi në Amerikë

Meksikë, ngrihet alarmi për uraganin<br />Patricia, më i fuqishmi në Amerikë
Impakti i uraganit Patricia që pritet të përfshijë Meksikën, mund të jetë katastrofik. Ekspertët meteorologjikë nuk kanë më asnjë dyshim rreth rrezikut që paraqet uragani Patricia, që do t'i afrohet Meksikës.

Sipas Organizatës botërore meteorologjike, uragani ka të njëjtin potencial shkatërrues me tufanin Haiyan, që goditi Filipinet në 2013-ën dhe shkaktoi 7,300 viktima. Emergjenca është shpallur në Meksikë, në brigjet e Paqësorit, në shtetet Colima , Nayarit dhe Jalisco.

Uragani pritet të afrohet të premten, rreth orës 16:00 dhe 18:00 sipas orës lokale, në bregdetin qendror të Jalisco-s. Gjatë orëve të fundit, cikloni është përforcuar, duke u klasifikuar në kategorinë e pestë, që është edhe kategoria më e lartë.

Ky është cikloni më i fortë që ka përfshirë ndonjëherë bregun amerikan, era do të fryjë me shpejtësi 260 km në orë. Në disa zona do të ketë shira të rrëmbyeshëm 50 milimetër.
uragani ne meksike
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit