Meksikë, presidenti Nieto: Nuk
paguajmë për murin në kufi

Meksikë, presidenti Nieto: Nuk<br />paguajmë për murin në kufi
Presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto, ka deklaruar dje se Meksika nuk ka për të paguar për murin të cilin presidenti Trump, u shpreh në një intervistë për “ABC News”, se Meksika ka për të paguar 100% të kostos.

Ne nuk besojmë në mure. E kam thënë më parë dhe ja po e them edhe njëherë, Meksika nuk ka për të paguar për ndërtimin e murit”, është shprehur Nieto.

Si presidenti i vendit unë kam marrë përsipër përgjegjësinë për të mbrojtur interesat e Meksikës dhe meksikanëve. Meksika i ka ofruar miqësinë e saj popullit amerikan dhe kemi treguar gatishmërinë për të arritur një marrëveshje me qeverinë amerikane”, ka shtuar ai.

Presidenti i Meksikës, , Enrique Pena Nieto, do të takojë presidentin amerikan, Donald Trump, më 31 janar dhe ende nuk ka bërë ndonjë asnjë koment në lidhje me takimin pas lëshimit të urdhrit ekzekutiv të Trump për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi