Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 72 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi në tregun më të madh të Krishtlindjeve në Tultepek rrëth 50 km në veri në Meksikos.
Një pjesë e madhe e viktimave janë gra dhe fëmijë cka e bën edhe më tragjike këtë ngjarje.
Ndërsa mediat konfirmojnë se qindra persona rezultojnë të zhdukur.
Në tregun e përbërë nga 300 dyqane nuk ka mbetur më asgjë vetëm shkrumb e hi, shumë prej tyre shpërthyen sikurse të ishin bombarduar.
Dukej si një festë e frikshme ku fishekzjarrjet nuk kishin të ndalur, njerëz që vraponin, zjarr që nuk kish të ndalur.
U deshën tri orë që zjarrfikëset të vinin nën kontroll flakët.Pas zjarrit të fuqishëm vendi u mbulua nga një tym rreth dy kilometra,ndërsa autoritetet kërkonin nën gërmadha për të mbijetuar.
Tashmë kanë nisur edhe hetimet pët të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike pak kohë para Krishlindjve kur të gjithë bëheshin gati të festonin, po ky vit mesa duket po nis ndryshe.
[gallery]20227[/gallery]
Redaksia Online
D.T/ e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO