Meksikë, trazira në burg, 18 të
vrarë pas ndërhyrjes së policisë

Meksikë, trazira në burg, 18 të<br />vrarë pas ndërhyrjes së policisë<br>
18 persona kanë humbur jetën në një trazirë në një burg meksikan, thonë autoritetet në gjendjen veriore të Nuevo Leon.

Tetë të tjerë u plagosën rëndë në trazira në burgun Cadereyta. Mediat lokale raportojnë se 250 të burgosur luftuan me forcat e sigurisë.

Bilanci I kësaj trazire është bërë nga ndërhyrja me forcë e policisë për të marrë kontrollin e burgut,  cili ishte nën kontrollin e të burgosurve.

Kjo është ngjarja më e fundit në një varg përleshjesh të përgjakshme në burgjet e Meksikës, të cilat shpesh dominohen nga bandat e drogës.

Tensionet gjithashtu u ngritën jashtë burgut, pranë Monterrey, pasi miqtë dhe të afërmit e të burgosurve u përleshën me policinë.

Autoritetet thonë se gjithçka filloi si një sherr mes bandave rivale në burg, por dhuna  shpërtheu më vonë kur të burgosurit filluan ti vinin zjarrin burgut.  

Tymi I zjarrit pushtoi gjithë objektin dhe u dërguan helikopterë për të shuar flakët.

Në vitin 2016, një trazirë në burgun Topo Chico, në të njëjtin shtet, la 49 të vdekur.

zjarr

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?