Guzman është një nga trafikantët më të famshëm të drogës në botë, i cili u arrestua në vitin 2016 dhe vetëm 6 muaj më parë ariti të arratisej nga një prej burgjeve të sigurisë së lartë në Meksikë.
“El Chapo Guzman, i është dorëzuar autoriteteve amerikane”, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Meksikës, duke ju referuar një vendimi gjykate që e hidhte poshtë kërkesën e Guzman që të mos transferohej në SHBA.
Gjatë qëndrimit në burgun Meksikan, Guzman, ka bërë disa herë akuza për keqtrajtim nga rojet, ku më e fundit ishte ajo e një abuzimi seksual.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
