Divorci i finalizuar mes aktorit Mel Gibson dhe ish-bashkëshortes Robyn Moore, i kushtoi atij një djall e gjysmë, plot 850 milionë dollarë. Aktori i filmave aksion tani është zyrtarisht i vetmuar pasi i dha fund martesës 30 vjeçare me nënën e shtatë fëmijëve të tij. Gjjykata e Los Angelesit vednosi të ndajë në mes pasurinë e aktorit, e cila llogarritet të jetë divorci më i kushtueshëm në historinë e Hollywood-it. E gjithë kjo ka ndodhur pasi çifti nuk kanë bërë marrëveshje para martesës, prandaj gjykata vendosi të ndajë në gjysmë pasurinë e Mel Gibson. Telashet për Gibson nuk kanë të sosur, pasi nga ana tjetër ai po lufton që të ruajë pasurinë edhe nga divorci me Oskana Grigorieva.
/Shqiptarja.com











