Melania dhe Barron i bashkohen
Trump në Shtëpinë e Bardhë

Melania dhe Barron i bashkohen<br />Trump në Shtëpinë e Bardhë
Zonja e Parë Melania Trump dhe djali i saj  Barrin pas shumë muajsh i bashkohen presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë. 

Më në fund familja Trump janë bashkë pasi Zonja e Parë dhe djali 11-vjeçar i çiftit kanë qëndruar përgjatë kësaj periudhe në Nju Jork, në mënyrë që Barron të përfundonte shkollën.Vendimi u pa atëherë si mjaft i çuditshëm, duke qenë se Melania po kthehej në të parën bashkëshorte të presidentit në vite, që nuk qëndronte në krah të të shoqit në shtëpinë më të famshme të botës. 

Ishte vetë Zonja e Parë e cila e dha lajmin në rrjetin social twitter:

“Movingday,  mezi pres të kem kujtime të reja në shtëpinë e re” shkruan Melania e cila po ashtu ka publikuar një foto nga dritarja e Shtëpisë së Bardhë ku duket  një tavolinë me lule dhe 2 qirinj të ndezur.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im