Sa herë që ato bëhen bashkë bëjnë botën të flaës për pamjen e tyre. Melania Trump dhe Brigitte Macron u takuan në Biarritz ku u mbajt dhe Samiti i G7. Dy zonjat e para ishin në një ‘duel’ për takat e tyre të larta.
Ato kanë veshur dy modele këpucësh shumë të ndryshme: një me një thembër të lartë por të gjerë nga Louis Vuitton dhe një gjilpërë nga Christian Louboutin.
Zonjat e para e Shteteve të Bashkuara dhe ajo e Francës tashmë janë të vetëdishme se stilet e tyre gjithmonë analizohen dhe krahasohen në detaje pasi që të dy kanë një mënyrë shumë personale për të interpretuar modën.
Melania ka zgjedhur një fustan në blu dhe të bardhë nga Azzedine Alaïa dhe e kakombinuar me këpucët e bardha Christian Louboutin. Nga ana e saj, Brigitte ka kombinuar një fustan mini Saharan me këpucë me dy tone të zeza dhe kafe, me taka të gjera zbukuruar me logon e nënshkrimit, Louis Vuitton.Të dyja në lartësi por në mënyra shumë të ndryshme.