Zonja e Parë e SHBA-së Melania Trump ka tërhequr vëmendjen me daljen e saj në përkujtimin e viktimave të sulmit terrorist ndaj Kullave Binjake që ndodhi më 11 shator 2001.
Ajo kishte veshur një pallto, ku në pjesën mbrapa e saj kishte të vizatuar një kullë dhe në mesin e saj ishte një majë aeroplani. Në të ishte përcjellë një pjesë nga ngjarja e 11 shatorit.

Postimi i Donald Trump
Në një postim të presidentit të SHBA-së Donald Trump shikohet Melanian bashkë me të dhe titulli “Ne kurrë nuk do ta harrojmë 9.11.01.
Melania njihet për mesazhet e saj të nënkuptuara që përcjell nëpërmjet veshjeve.
Kujtojmë rastin kur ajo doli me një xhaketë jeshile ku shkruhej: “ Mua vërtet nuk më intereson, po juve?” dhe solli gjithë vemendjen e mediave.
Melania Trump
Komente

