Melania Trump si në pasarelë, me taka të larta dhe lopatë, mbjell pemë në kopësht (FOTO)

Melania Trump si në pasarelë, me taka të larta dhe lopatë, mbjell pemë në kopësht (FOTO)

Melania Trump

Zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump me stilin e saj plot klas është përqafuar nga dashamirësit e modës dhe jo vetëm, por po bëhet një shembull për shumë femra që pëlqejnë stilin e saj.

Por ndryshe këtë herë, veshja e zgjedhur nga Melania Trump për një iniciativë në kopshtin e East Wing (ndërtesa që pret zyrtarët e presidentit amerikan) në Shtëpinë e Bardhë, ka ngjallur ironi në rrjetet sociale.

Ish modelja me origjinë slovene, ka postuar një foto, ku është shfaqur me taka të larta, fund me lule dhe me lopatë në dorë duke mbjellë një pemë në kopësht.

Melania Trump duke mbjellë pemë

Prezent gjatë ceremonisë kanë qenë edhe Mary Jean Eisenhoëer, mbesa e presidentit të 34 amerikan dhe Richard Emory Gatchell, nipi i James Monroe. Ceremonia ishte organizuar në Ëhite House Historical Association Presidential Sites Summit.

Melania Trump, Mary Jean Eisenhoëer dhe Richard Emory Gatchell

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë