Melanie qëndron në kullën 'Trump'
shkak shkollimi i djalit 10- vjeça

Melanie qëndron në kullën 'Trump'<br />shkak shkollimi i djalit 10- vjeça
Melani Trump bashkëshortja e presidentit të sapozgjedhur Donald Trump nuk  do të jetojë me të në Shtëpinë e Bardhë.  

Ajo do t’i bashkohet të  manjatit vetëm kur djali i tyre Barron 10 vjecar  të ketë  përfunduar vitin shkollor. Zonja e Parë heq dorë nga transferimi në Shtëpinë e Bardhë në 20 janar .

Por kjo nuk është hera e parë në historinë amerikane ku fëmijët e presidentit  kanë moshë shkollore. Kjo ndodhi me Barack Obamën me  vajzat e tij Malia e Sasha të cilat ishin vetëm 7 dhe 10 vjec kur u zgjodh në krye të SHBA. Por krejt ndryshe nga Melanie  familja Obama u transferua menjëherë.

Por familja Trump bën një zgjedhje kontroverse.

Barron do ta përfundojë vitin shkollor e më pas  ata do të transferohen  tek Shtëpia e Bardhë. Në fakt shumë zëra kishin nisur të dilnin  se Melani donte të rrinte në Kullën Trump. Madje edhe vetë Trump është shprehur se pjesën më të amdhe të kohës do ta kaloj ne Neë York dhe në Florida.

Ndërsa Melani e djali do të jetojnë në kullën Trump siguria në New York do të jetë shumë e lartë. Madje edhe shpenzime të tepërta për Shtëpinë e Bardhë pasi  në të njëjtën cati shërbimet sekretet e kishin më të lehtë  të mbronin familjen presidenciale.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Përplasi me kamioçinë një makinë dhe plagosi 4 persona, në pranga 41-vjeçari

Elbasan/ Përplasi me kamioçinë një makinë dhe plagosi 4 persona, në pranga 41-vjeçari