Zonja e parë e SHBA-së Melanie Trump zbuloi dekoratat e Krishtlindjeve të këtij viti me një video të postuar në llogarinë e saj në Instagram duke përshkruar temën “Fryma e Amerikës”.
"Unë jam e kënaqur që ndaj këtë ekspozitë të bukur me të gjithë ju dhe jemi të ngazëllyer që të gjithë të provojnë bukurinë e sezonit!", ka shkruar Melaine.
Tema e vitit të kaluar ishte “Thesaret Amerikane” dhe përfshinte pemë të kuqe të bëra tërësisht nga manaferrat e shenjta holly.
Të tre pjesëtarët e familjes Trump u kthyen në Uashington D.C nga festa e tyre e Falënderimeve në Mar-a-Lago të dielën.
Barron është fëmija i vetëm i Trump, nga pesë, i cili jeton në Shtëpinë e Bardhë dhe fëmija i vetëm me Melaninë.
Gjatë fushatës dhe fillimit të mandatit të Trump në vitin 2017, Barron mori vëmendje negative në media.
Pas shumë kohësh që nuk është shfaqur në media, ai duket që është rritur shumë, madje ia ka kaluar edhe Trump për gjatësi.