Melanye Sykes ka realizuar një set fotografik për revistën OK.

Atë e ndan shumë pak kohë nga përvjetori i ditëlindjes së 44 dhe ka treguar një fizik tepër të tonifikuar me një pale bikini ngjyrë pjepri.

Prezantuesja e televizionit është shprehur se nuk ushtrohet në palestër dhe as nuk mban një dietë strikte, por ndjek dhe kombinon këshillat e revistave të ndryshme mbi ushqyerjen.

melanye sykes

Mamaja e dy fëmijëve thotë se mban gjithmonë me vete Active Woman me proteina e cila e ndihmon që të ushtrohet për një kohë të gjatë dhe pa u lodhur.

Brenda të njëjtës ditë Melanie ka shpërndarë foto në rrjetin e saj social Twitter duke u ushtruar në kopësht me mikun e saj, Carly Madhvani i cili është dizenjues të brendshmesh.

Ylli i showbizit u nda vitin e kaluar me bashkëshortin e saj Jack Cocking dhe që atëherë nisi regjimin e dietës.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)