Ka nisur zyrtarisht periudha më e bukur e vitit! Si jeni me planet? Keni menduar se ku do ta kaloni Vigjiljen e Krishtlindjes? Na lejoni t’ju japim një sugjerim të sinqertë, për të cilin do të na falënderoni më pas?

Për një mbrëmje Krishtlindjesh me 5 yje, shkoni të festoni në Melia Durrës. Buzë detit, mes elegancës, atmosferës së ngrohtë, tingujve që hapin portat e magjisë, një trokitjeje gotash apo një shkrepjeje që përjetëson një çast lumturie...

Meliá Durrës nuk ju ofron thjesht një mbrëmje, por një biletë drejt një përvoje Premium, ku krijohen kujtime dhe buzëqeshjet lindin natyrshëm, duke u shndërruar në skenën më të bukur të festave.

Resorti i klasit botëror këtë vit sjell një Vigjilje Krishtlindjeje të konceptuar si një udhëtim magjik nga momenti i parë e deri në fund të natës, me një festë gala plot shkëlqim, art dhe muzikë, ku çdo detaj është krijuar për t’jua mbushur zemrat me harenë që dikton fundviti.

Pas akomodimit në dhomat ekskluzive DELUXE, gjithçka nis me një koktejl të ngrohtë mirëseardhjeje nën tingujt virtuozë të violinave, një gotë shampanjë e bashkë me të një urimi, apo një sesioni fotografik si protagonistë të seteve të famshme botërore.

Për të vijuar më tej me mbrëmjen e madhe gala, ku çifti aq i dashur i skenës muzikore, Venera dhe Lindi, i jep festës ritëm, dashuri dhe gëzim me një koncert ekskluziv mes hitesh e këngësh zemre. Më pas, një shfaqje baleti nga balerinët e talentuar të “Golden Angels” ia shton më shumë prekjen artistike mbrëmjes suaj.

E pas spektaklit vjen energjia. Pse jo, edhe pak “e shfrenuar”, sepse festat janë edhe këto. Me muzikën moderne të DJ Danko, surpriza, lojëra argëtuese me të gjithë ju, për një atmosferë e paharrueshme, sepse festa nuk ndalet.

Na besoni, kjo do të jetë një natë ku çdo moment do të duket si dhuratë dhe një përvojë që nuk duhet humbur.

Rezervoni tani dhe bëhuni pjesë e Krishtlindjes më të bukur të këtij viti, vetëm në Meliá Durrës...