Melisa Lleshi tregon arsyen pse duhet të fitojë 'Dance Albania': Familja ime ka nevojë për mua

Melisa Lleshi tregon arsyen pse duhet të fitojë 'Dance Albania': Familja ime ka nevojë për mua

Melisa Lleshi

Finalistja e “Dance Albania”,  Melisa Lleshi ka treguar arsyet përse i duhet ta fitojë kompeticionin e kërcimit. Ish-konkurrentja e Përputhen, tashmë finaliste në program kërcimi ka treguar që arsyeja e vetme që dëshiron të fitoi garën është familja e saj, pasi mamaja dhe vëllai i saj kanë probleme shëndetësore. Melisa ndau detaje nga jeta e saj personale, të cilat nuk i kishtge thënë më parë për publikun.

Përveç mamasë së saj e cila së fundmi  kaloi një operacion të vështirë, vëllai i Melisës vuan gjithashtu nga problemet shëndetësore. Dy njerëzit e dashur janë motivi i Melisës drejt triumfit.

“Ka shumë pak gjëra që njerëzit dinë për mua. Kam mbaruar studimet në  Fakultetin e Infermierisë në Milano dhe jam në vit të dytë (specializim) për Mjekësi. Kur unë kam aplikuar për shkollë mamaja ime ka qenë në spital. Zihesha me mjeket dhe infermieret sepse më dukej sikur ata kishin në dorë të bënin diçka dhe nuk e bënin. Dhe thashë, e di çfarë, do e zgjedh këtë degë, do jem unë në shtëpi, do jem unë doktori i shtëpisë dhe do kalojnë tek dora ime më së pari. Unë kam diçka që s’e di askush: unë kam vëllain me probleme shëndetësore. Kur ka lindur, e kanë dëmtuar gjatë lindjes dhe ka këmbën dhe dorën me probleme. Dhe prandaj po mundohem jo vetëm me anë të shkollës, por me çdo gjë që po bëj, qoftë këndimi, qoftë “Dance”, televizioni, çdo gjë, mundohem që unë… Misioni im në jetë është vetëm të shoh familjen time të lumtur. Çdo gjë që unë do bëj, do e bëj vetëm për ata. Unë do fitoj për familjen time, për veten time, për të gjithë ata njerëz që më kanë mbështetur dhe për të gjithë ata njerëz që thonë Melisa nuk ia del dot!”- u shpreh ajo.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Oli: 27/12/2022 15:31

    Po ti sikur fitove nje milion euro me kengen tende si bere apo ti mori Andi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane