Një 71 vjeçar do të procedohet në gjëndje të lirë ndërsa djali i tij 41 vjeç është shpallur në kërkim pasi në oborrin e banesës së tyre u gjetën të kultivuara 7 rrënjë kanabis.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, në fshatin Memaliaj, në oborrin e banesës së shtetasit A. M., kanë gjetur të kultivuara 7 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies shkruhej dje në njoftimin e policisë së Gjirokastrës.
Në vijim të veprimeve hetimore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 71 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi B. M., 41 vjeç, autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike. Vijon puna për kapjen e tij mbyllet njoftimi
Ky eshte shtet dhe jo fjale , ju qr o legena te pacipe mereni me njerez pa buke te degjeneruar
Përgjigju