Policia e Memaliajt ka arrestuar një 45-vjeçare e cila ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Mashtrimi”.
Njoftimi i plotë:
Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj u bë kapja dhe ndalimi i shtetases në kërkim:
- Albana K, 45 vjeçe, banuese në fshatin Iliras, Memaliaj.
Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin Nr.961, datë 31.05.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg”, për veprën penale "Mashtrimi", neni 143/2 i Kodit Penal.
Kjo shtetase u shoqërua nga shërbimet e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme.