Memaliaj dhe Sarandë,sekuestrohen
51 kg drogë, prangosen poseduesit

Memaliaj dhe Sarandë,sekuestrohen<br />51 kg drogë, prangosen poseduesit
Policia e Memaliajt dhe e Sarandës ka gjetur dhe sekuestruar 51 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa ndërkohë që në pranga kanë rënë edhe poseduesit e tyre. 

Konkretisht, siç raportohet nga policia e këtij Memaliajt, ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, në vendin e quajtur "Kthesa e Luftinjës", ku punonjësit e policisë i kanë bërë shenjë të ndalonte drejtuesit të automjetit  A.Tpor ky i fundit është larguar me mjetin tip "Mazda" ,me targa AA 002 LJ ,duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të policisë.

Menjëherë Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit por transportuesii drogës ka braktisur automjetin në lagjen nr 4 të qytetit Memaliaj.
A.T banues në Tiranë është shpallur në kërkim nga policia e Memaliajt.

Sakaq, në Sarandë u kapen 40 kilogram drogë.

Policia e Sarandë në dy operacione të ndryshme ka gjetur dhe sekuestruar sot rreth 40 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa.

Në operacionin e koduar “Pritja” janë sekuestruar 6.55 kilogram kanabis ndërkohë që është vënë në pranga Zef Ramaj 44-vjeç i cili në automjetin tip "BMV" me targë AA 539 KN, kishte fshehur drogën dhe u kap në aksin rrugor Delvinë - Sarandë pranë vendit të quajtur "Ura e Kranesë".

Lënda narkotike ishte e ndarë në 6 pako, mbështjellë me qese plastike të tejdukshme, të cilat ishin të fshehura në pjesën e poshtme të bagazhit të këtij mjeti.Ndërkohë, 33 kilogram lëndë narkotike u kap në kufirin greko-shqiptar. Droga u kap ne fshatin Lavdhani të Janinës. Policia greke kapi një 31-vjeçar shqiptar teksa merrte nga një shtëpi e braktisur, 2 çanta që përmbanin 30 pako me 33 kg drogë për t'i futur në brendësi të tokës greke.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar