MEMALIAJ - Një person i maskuar ka hyrë në një pikë të Wester Union e këmbimi valuator dhe nën kërcënimin e armës ka mundur të marrë një sasi të konsiderueshme lekësh dhe dollarësh. Ngjarja është shënuar mbrëmë rreth orës 18: 55 minuta në qytetin e Memaliajt. Sipas policisë grabitësi pasi ka marrë paratë është larguar me shpejtësi në këmbë.
Pas verifikimeve dhe veprimeve të para hetimore nga grupi hetimor, është bërë e mundur që të evidentohet një shtetas i dyshuar rreth 30 vjec nga qyteti i Memaliajit. Policia ka ngritur disa postoblloqe policie në të gjitha akset rrugore , janë kryer 8 kontrolle banesash dhe vende ku dyshohej se mund të jetë fshehur autori , bën të ditur policia. Gjithashtu po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar.
/Shqiptarja.com