Ndodhemi në mes të rrugës në qendër të qytetit Memaliaj. Pas krahëve të mi ndodhet tregu industrial apo siç quhet ndryshe nga banorët e Memaliaj, tregu i fshatarëve. Shitja e frutave dhe perimeve në mes të rrugës ku kalojnë edhe automjetet është shqetësimi i hershëm për banorët e Memaliajt.
“Më keq se kaq nuk ka ku vete. Është bërë shkretëtirë nga të gjitha drejtimet”, shprehet një qytetar i Memaliaj.
“Ka mbaruar çdo gjë, njerëzit nuk kanë të blejnë por edhe treg nuk ka”, thotë një blerëse.
Ju e shikoni vetë, ja si është gjendja në treg. Deshën ta bënin këtu, por vetëm hodhën ca beton dhe e kanë lënë ashtu të shkretë. Nuk kanë bërë as treg asgjë”, thotë një blerës.
Por edhe për shitësit kërkojnë një treg me standarde.
“As në ‘50 që kam lindur unë nuk ka qenë në këtë gjendje tregu. Kam vetë i katërti këtu zëre se jam pa bukë, çfarë të them gjë tjetër unë”, shprehet një tregtare.
‘Treg s’kemi se po të kishim nuk shesim në rrugë. Na është premtuar nga Bashkia e presim të na bëhet. Kushtet siç i shihni vetë, shumë të mira”
Për kryebashkiakun Gjolek Guci, ekziston një projekt i hartuar për ndërtimin e një tregu të ri, ka munguar financimi i tij.
“Krijuam ambientin e parë. Hodhëm shtresën e parë të betonit. Kemi bërë projektin dhe jemi në momentin për të gjetur një treg të ri për financimin e projektit”, thotë ai.
Në këtë hapësirë operojnë me shumë se 15 tregtarë.
SI.E./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet Kurti të largojë kryetarët shqiptarë nga zyrat në veri të Kosovës?
-
Po
46.7%
-
Jo
36.7%
-
Nuk e di
16.7%
Vota total: 30
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Aksident i rëndë në kthesën e Qafës së Muzinës, dy mjete përplasen ‘kokë më kokë’! Plagosen dy shoferët
30 Maj, 10:16
-
Iu gjet kaseta metalike me 540 fishekë luftarakë, arrestohet 39 vjeçari në Tepelenë (EMRI)
29 Maj, 14:06
-
Rama tur falenderimesh në Gjirokastër: Njerëzit s'na kanë votuar se janë të kënaqur me ne, por sepse besojnë se ne i bëjmë gjërat që presin
28 Maj, 12:51
-
Përfundon parkimi nëntokësor në Gjirokastër, Rama: Do t’i japë frymëmarrje të re qytetit të Argjiros
28 Maj, 11:00
-
Gjirokastër/ Bizneset e zonës muzeale krizë për punëtorë! Operatorët turistikë: Paga të larta, por s’ka interes nga të rinjtë
27 Maj, 15:14
-
Reshjet e shiut bllokojnë rrugën Tepelenë- Kurvelesh, Bashkia thirrje shoferëve: Ja rruga alternative që duhet të përdorni
25 Maj, 19:07
-
Tentoi të korruptonte policin kufitar me 50 euro, vihet nën hetim 30-vjeçari në Kakavijë
25 Maj, 09:50
-
Muzikë klasike e tinguj pianoje në kalanë e Gjirokastrës! 210 artistë shqiptarë e të huaj, pjesë e konkursit ‘tempo’
22 Maj, 17:14
-
Kisha ‘mistike’ e Shën Kristoforit në Leusë të Përmetit, komunizmi e ktheu në stallë lopësh, u rindërtua në ’91! At Ilia 32 vite në shërbim
22 Maj, 15:30
-
KËSHILLAT, Qarku Gjirokastër/ PS ‘mposht’ BF, Berisha-Meta nën 17% në 6 bashki! PSD e Tom Doshit, forcë e rëndësishme
17 Maj, 09:36
-
QARKU GJIROKASTËR/ PS fiton në 6 bashki, Flamur Golemi udhëheq me 71.70 % të votave! Në Memaliaj fiton kandidati i 'BF'
15 Maj, 16:13
-
Premtuan se do t’i fusnin djalin në punë një qytetari në këmbim të votave, nis hetimi për dy punonjëse të Zyrës së Ndihmës Ekonomike në Këlcyrë
14 Maj, 10:46
Sikur sme besohet. Hajt se e rregullon Fondi hajduteve
Përgjigju