Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Memaliaj, Gjirokastër pa pasoja për jetën.

Dy mjete, Benz dhe BMË, janë përplasur në hyrje të Memaliajt, 100 m larg stacionit zjarrfikës, në aksin Memaliaj - Gjirokastër.

Tre persona mbetën të bllokuar tek BMË dhe 1 person tek makina Benz.

Punonjësit zjarrfikës ndërhynë në kohë për të bërë nxjerrjen e tyre. Të lënduarit janë dërguar drejt  spitalit të Gjirokastrës.