MEMALIAJ – Një konflikt me armë ka ndodhur sonte, ndërmjet dy dy punonjësve të bashkisë së Memaliajt, një punonjësi të urbanistikës, Edi Dumani, me drejtorin e policisë bashkiake, Xhevit Kacorri. Ky i fundit nuk ka pranuar të lëvizë makinën, ku do vendosej një kioskë, por pas këmbënguljes së Damanit për të larguar makinën, Kacorri ka qëlluar në ajër.

Policia i ka shoqëruar të dy për sqarimin e mëtejshëm të situatës.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)