MEMALIAJ- Katër të rinj të moshës 16-18 vjeç janë konfliktuar me njëri-tjetrin mbrëmjen e sotme në qytetin e Memaliajt. Sherri mes të rinjve ka derivuar deri në përdorimin e thikës, dhe si pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, ndërsa 18-vjeçari i plagosur Donald Nelaj, i dërgua me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
 
Ndërkaq, policia e mbërritur në vendngjarje po heton shkaqet e konfliktit.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)