Memo në Kuvend: Janë 14 vende
vakante në AMA dhe KDRTSH
Nëpërmjet një Memo që mban datën 07.20.2013, Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve të Pavarura ka vënë në dijeni Kuvendin se 10 anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar ju ka përfunduar mandati në dy periudha kohore, 2011 dhe 2012.
TIRANE- Nëpërmjet një Memo që mban datën 07.20.2013, Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve të Pavarura ka vënë në dijeni Kuvendin se 10 anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar ju ka përfunduar mandati në dy periudha kohore, 2011 dhe 2012. Po kështu i ka përfunduar mandati edhe kryetarit të KDRTSH-së. Ndaj Kuvendit i lind detyra për të bërë zëvendësimin e tyre. Anëtarit Agron Tufa,
Gjergj Xhuvani, Ilir Nikolla, Marjan Brakaj, Besnik Dizdarit, Fatmir Braka dhe Artan Minorallit i ka përfunduar mnandati më datën 28.07.2011. ndërsa Robert Rakipllarit, Petrit Ymeri dhe Lorenc Vangjelit ju ka përfunduar mandati më 27.09.2012. po ashtu një vankancë tjetër në këtë institucion është edhe doreheqja e deputetit të PS Fatmir Toçi në 2009, kur ai u mandatua si deputet. Kështu komisionit të Mediave i lind e drejta e përzgjedhjes së anëtarëve të KDRTSH-së.
Pas përzgjedhjes, komisioni i Medias i paraqet kuvendit kandidatët e miratuar prej tij në seancën më të afërt. Shërbimi i Monitorimit të Intstitucioneve Parlamentare ka bërë me dije komisionin e Medias se duhet të plotësohen vendet vakante të trashëguara nga ligji i vjetër. Sipas raportit, në AMA duhet të rishikohen postet e nënkryetarit dhe të kryetarit të AMA sepse janë të dy të një force politike momentalisht. “Nuk mund të jetë edhe kryetari edhe nënkryetari nga e njëjta forcë politike siç rezulton aktualisht”, thuhet në Memon e monitorimit të institucioneve. Këtë post e mban Endira Bushati.
Shkrimi u publikua sot (09.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3181
Votat totale janë unike