PRISHTINË - Një marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar të enjten në Ferizaj, mes Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) dhe komunës së Ferizajt.
Sipas KosovaPress, në këtë aktivitet u bë e ditur se çiklisti nga Ferizaj, Qëndrim Guri, do të jetë pjesëmarrës në garat olimpike që do të mbahen në Ajzerbaxhan. Këtë marrëveshje e ka vlerësuar edhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili njëherësh i dha mbështetje çiklistit tanimë olimpik, Qëndrim Guri.
Edhe çiklisti Qëndrim Guri është shprehur se ndjehet krenar që në garat olimpike në Baku të Ajzerbaxhanit, do të prezantojë Ferizajn dhe Kosovën.
Në anën tjetër, presidenti i KOK-ut, Besim Hasani është shprehur se sporti kosovar edhe përkundër sfidave, viteve të fundit ka shënuar edhe suksese të shumta, duke sjellë mbi dhjetë medalje olimpike. Me këtë memorandum, çiklistit Qëndrim Guri do t'i ndahet një bursë olimpike prej 500 eurosh./ATSH/