Ekstremizmi i dhunshëm i shfaqur shpeshherë edhe në media, mbetet shqetësim që mund të cenojë sigurinë dhe mund të promovojë shembuj negative në shoqëri. Për të parandaluar shfaqjen e tij dhe pasojat, në ambientet e Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm u nënshkrua një memorandum mes Qendrës CVE dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.
Ruajtja e harmonisë e tolerancës fetare, mbrojtja e të drejtave të njeriut, sundimi i demokracisë dhe mbrojtja nga ekstremizmi janë objektivat që morën firmat e drejtuesve të dy qendrave, Agron Sojati dhe Alma Jani.
Për detajimin dhe bashkëpunimin e mëtejshëm, do të shqyrtohen një serë elementesh teknikë me mbështetjen e dy institucioneve. Me memorandum të tillë dhe më përsëritjen e asaj që nuk promovuar, edhe qytetarët shqiptarë mund të refuzojnë atë dëmton ata dhe të ardhmen e vendit.