Zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, tha se marrëveshja ishte "një hap tjetër konkret të rëndësishëm përsa i përket shërbimeve, që MPJ ofron nëpërmjet rrjetit të shërbimit të saj konsullor për qytetarët shqiptarë dhe veçanërisht për ata që i kanë lindur fëmijët e tyre jashtë shtetit dhe kanë probleme me dokumentet e tyre të lindjes".
Haxhinasto tha se po shqyrtohej mundesia e hapjes se konsullatave të reja veçanërisht në Greqi, ku ka më shumë shqiptarë, por dhe ne vende te tjera.
Me nënshrkimin e këtij memorandumi MPJ angazhohet nëpërmjet përfaqësive konsullore, që mbulojnë rrethin e juridiksionit në të cilin ka lindur fëmija, të kërkojë pranë autoriteteve përkatëse dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e fëmijëve. Ky regjistrim i fëmijëve do të bëhet pa pagesë pranë zyrave të gjendjes civile.
(atsh.shqiptarja.com)