TIRANE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe Prokuroria e Përgjitshme nënshkruan dje një memorandum bashkëpunimi mes tyre për hetimin e të gjitha rasteve apo incidenteve që mund të ndodhin gjatë zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. Por shqetësimi më i madh i opinionit publik dhe sidomos i faktorit ndërkombëtar vjen për cilësinë e kandidatëve që partitë politike po garojnë në këto zgjedhje.