Dilema midis rolit të muzikantit, kompozitorit, instrumentistit dhe menaxherit të aktivitetit, profesion ky gati i panjohur në Shqipëri po shfaqet gjithnjë e më shumë sot. Realizmi i aktiviteteve kërkon artistë, muzikant menaxher të suksesshëm, në të kundërt muzika, tingujt mund të heshtin larg skenave tona të pakta.

Nëse dje në diktaturë artisti detyrohej të rrotullohej rreth partisë, sot është i varur nga bota e biznesit, interesi i së cilës është i ulët përsa i përket muzikës klasike. Ministria e Kulturës dhe ministrat përkatës u munduan t’i japin ndër vite rëndësi trashëgimisë muzikore, promovimit të artistëve, megjithatë, me disa festivale dhe aktivitete, krahasuar me artet e tjera duket se muzika apo komuniteti i muzikantëve ka mbetur pas.