Dalin në pah hyrjet dhe daljet nga Shqipëria të menaxherit te kompanisë “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj. Vetëm gjatë vitit 2018 Donaldo ka dalë plot 6 herë nga Shqipëria. Të 6 herët në drejtim të Morinës. Ai ka përdorur 2 mjete me targë: aa361rh dhe aa471su.

Lëvizjet janë bërë gjatë janarit dhe shkurtit të vitit 2018, duke u nisur nga data 2 janar e deri me 5 shkrut. Lëvizja e parë për 2018 ka ndodhur ditën e dytë të vitit, me 2 janar. Lëvizjet e tjera brenda janarit janë bërë me datë 13, 21, 22 dhe 26. Sa i përket shkurtit, ai ka lëvizur me datë 5. Donaldo është krhyer në të njëjtën datë të gjitha herët që ka lëvizur, përveç lëvizjes me datë 21 janar ku ai është kthyer një ditë pas, me datë 22 janar.
 

 

d.gj/ Shqiptarja.com