Menaxhimi i mbetjeve, Soreca: Duhen 500 mln euro investime/ Klosi: Ka mangësi në ndëshkimin e ndotësve (VIDEO)

Përmbushja e kapitullit të 27 që trajton çështjet mjedisore në Shqipëri është pika kryesore ku duhet të përparojë vendi drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Gjatë diskutimit të zhvilluar mes ministrit të Turizmit Blendi Klosi, ambasadorit të BE, Luigi Soreca dhe ambasadores së Suedisë, Suesise Hastad, theksi u vendos tek ngritja e sistemeve të integruara për trajtimin dhe riciklimin e mbetjeve. Soreca tha se plotësimi i 5 kushteve aksioni klimatik, ekonomia qarkulluese, biodiversiteti, lufta ndaj ndotjes së ajri dhe sistemet e qëndrueshme në zonat rurale kërkojnë edhe fonde të mëdha.

Kapitulli 27 së shpejti do të bëhet detyrim për Shqipërinë. Është më i vështirë për tu investuar, pasi kërkon investime kapitale, ndryshim politikash, zbatim ligji në terren si dhe kulturë më të madhe. Duhen 500 milionë euro investime për të zbatuar këto objektiva deri në vitin 2032. Dështimi dhe menaxhimi i mbetjeve lidhet me krimin mjedisor, krimin e organizuar dhe korrupsionin. Kjo është pik kryesore ku BE do të fokusohet nëpërmjet investimeve të saj dhe planit ekonomik”, u shpreh Soreca.

Menaxhimi i mbetjeve është një nga sfidat e mëdha për Shqipërinë, në përmbushjeve të standardeve të BE. Në Suedi ne riciklojmë 98% të mbetjeve tona, këtu arrin deri në 17% nuk është pak nuk është keq por nuk e di nëse është e sakta kjo, por e vura re diku”, deklaroi ambasadorja e Suedisë Hastad.

Ndërsa ministri Klosi tha se investimet në turizëm duhet të jenë në përputhje me kushtet e BE, ndërsa ngriti shqetësimin se ka mangësi në ndëshkimin  ndotësve.

Mbetja urbane është një krim mjedisor e kemi futur si krim mjedisor në ndryshimet e kodit penal por a ka vepruar ky në realitet? Ky padyshim që është një mangësi për të cilën ne duhet të diskutojmë. Ne na duhet shumë që investimet e reja në turizmin, dhe sektorët e ri të zbatohen në përputhje me objektivat mjedisore të BE”, tha Klosi.

Trajtimi i integruar i mbetjeve është një nga projektet ku do të fokusohen fondet që BE ka vënë në dispozicion të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria ka bërë disa ndryshime në kuadrin ligjor për mbrojtjen mjedisore, ndërsa po punohet me BE për studime fizibiliteti në disa zona për nivelin e ndotjes dhe trajtimin e tij.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër