Menaxhimi i pasurive publike të paluajtshme, Korporata Shqiptare e Investimeve nënshkruan marrëveshje me Agjencinë e Pronave italiane

Menaxhimi i pasurive publike të paluajtshme, Korporata Shqiptare e Investimeve nënshkruan marrëveshje me Agjencinë e Pronave italiane

Elira Kokona dhe Alessandra dal Verme

Korporata Shqiptare e Investimeve dhe Agjencia Shtetërore e Pronave në Itali, nisin bashkëpunimin e ngushtë përmes një marrëveshje zyrtare të nënshkruar sot. Në zbatim të misioneve të tyre përkatëse, dy institucionet angazhohen në ndarjen e përvojave e njohurive me qëllim mbështetjen e AIC në adoptimin e modeleve më të mira dhe më efikase organizative si dhe në forcimin e aftësive e kompetencave në  zhvillimin dhe rijetëzimin e aseteve dhe pronave publike.

Memorandumi i mirëkuptimit, i nënshkruar sot nga Drejtoresha Ekzekutive e AlC, Elira Kokona me Drejtoreshën e Agjencisë Shtetërore të Pronës, Alessandra dal Verme synon të sigurojë asistencë të kualifikuar për përcaktimin e një modeli qeverisjeje dhe një kuadri ligjor për menaxhimin e pasurive publike të paluajtshme në Shqipëri, duke ndarë procedura dhe projekte inovatore me qëllim nxitjen e zhvillimit dhe rritjes ekonomike.

Përcaktimi i modelit të qeverisjes për pasuritë e paluajtshme, zhvillimi i një programi asistence teknike për proceset dhe zonat e menaxhimit, bashkëpunimi për rritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e strategjive për ndërhyrje janë linjat e veprimit të parashikuara nga marrëveshja e bashkëpunimit institucional.

Marrëveshja, parashikon aktivizimin e marrëveshjeve zbatuese për nisma dhe projekte specifike, mbi bazën e indikacioneve të dhomës së kontrollit e cila do të krijohet brenda një muaji dhe do të ketë funksionet e drejtimit, planifikimit, zhvillimit, koordinimin dhe monitorimin e ecurisë së aktiviteteve të përbashkëta.

Si pjesë e linjave të veprimit të mbuluara nga marrëveshja, AIC dhe Agjencia Shtetërore e Pronës do të ndajnë njohuritë, modelet dhe proceset më efektive, inovative dhe të qëndrueshme të planifikimit strategjik për vlerësimin dhe rigjenerimin e aseteve publike të pasurive të paluajtshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aleks: 13/09/2024 20:57

    Tani shkruaj nje marveshje per tu kthyer shqiperia pjese e italise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë