Parisi është i vetmi qyteti i eurozonës i cili tashmë është në listën e 10 qyteteve më të shtrenjta në botë për të jetuar. Në vendin e parë është Singapori, i cili kryeson këtë listë prej 5 vitesh.

Raporti Botëror i Kostos së Jetesës ka matur koston e jetesës në 133 qytete, përfshirë edhe New York, i cili renditet në vendin e 100- të.

Parisi është ngritur 5 vende në këtë raport që prej 2017, duke u shndërruar kështu në qytetin e dytë më të shtrenjtë në botë. Në vend të tretë të këtij raporti qëndron qyteti i Zurihut, i ndjekur nga Hong Kong, Oslo, Gjeneva, Seuli, Kopenhagen , Tel Aviv dhe Sidney.

d.c./shqiptarja.com