Vdekja e Navalny, Moska: U godit nga sindroma e vdekjes së papritur! Zëdhënësja: U vra! Miku i kundërshtarit të ashpër të Putinit: Mendojmë se u helmua sërish

Vdekja e Navalny, Moska: U godit nga sindroma e vdekjes së papritur! Zëdhënësja: U vra! Miku i kundërshtarit të ashpër të Putinit: Mendojmë se u helmua sërish

Aleksey Navalny

Zëdhënësja e udhëheqësit opozitar rus Alexey Navalny konfirmoi se kanë marrë njoftim zyrtar për vdekjen e tij dhe kërkoi që trupi t’i dorëzohej familjes.

Alexey Navalny u vra!' tha ajo në një postim në rrjetin social X.

Moska thotë se shkaku i vdekjes së liderit opozitar ishte sindroma e “vdekjes së papritur”, një term i përgjithshëm që përdoret për krizat e ndryshme kardiake që shkaktojnë arrest kardiak dhe vdekje, raporton Guardian

Ndërkohë mister mbetet vendndodhja e trupit dhe ora kur Navalny ka ndërruar jetë. Në Moskë dhe shumë qytete ka pasur demonstrata dhe homazhe për nder të Navalnyt. Autoritetet ruse kanë arrestuar më shumë se 200 persona .

Edhe reporteri bullgar Kristo Grozev, gazetari kryesor investigativ i Bellingcat dhe mik i disidentit rus, Aleksey Navalny, që u njoftua dje (16 shkurt) se vdiq në burgun IK-3, në rajonin rus të Arktikut ku dhe po mbahej i burgosur.  

"Fatkeqësisht, hipoteza më e mundshme është se ai u helmua për herë të dytë" tha ai.

Navalny ishte dërguar në dhjetor të vitit 2023 në burgun IK-3, i njohur si “Ujku Polar”, që është një burg i ashpër në veri të Rrethit Arktik, për të vuajtur një dënim 19-vjeçar për akuzën e ekstremizmit.

"Nuk kemi ende prova - shpjegoi Grozev, i cili hetoi helmimin e Navalny-t katër vjet më parë - ne kemi prova rrethanore në këtë drejtim, njëra prej të cilave është: nëse do të ishte e vërtetë që, siç deklaroi qeveria (ruse), ai është rrëzuar në tokë nga një mpiksje gjaku gjatë shëtitjes së tij në oborrin e burgut, ku është prova? Ku është prova vizuale? Çdo burg në Rusi është i pajisur me kamera vëzhgimi dhe deri më tani nuk kemi parë asgjë".

 “E përsëris, kjo është vetëm rrethanore, por në këtë moment gjithçka sugjeron se ai është vrarë me qëllim – nënvizoi gazetari, i cili sipas Tass është në listën e ‘kërkuarve’ të Ministrisë së Brendshme ruse – jam i sigurt se do ta zbulojmë. Ndodhi ajo që i ndodhi. Barra e provës se ai vdiq i vetëm tani është në duart e Kremlinit, sepse katër vjet më parë ne dëshmuam se ata u përpoqën ta vrisnin me armë kimike", shkruan repubblica.it

Navalny ishte i burgosur që nga janari i vitit 2021 kur u arrestua pas kthimit në Rusi, pasi u shërua jashtë vendit nga një helmim me agjent nervor që ai tha se ishte një atentat i sponsorizuar nga shteti, i kryer nga agjentë të sigurisë ruse dhe i miratuar nga Putini.

Në mars të vitit 2023 dokumentari “Navalny” mbi jetën e tij fitoi çmimin Oscar.   

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:24
 Vdekja e Navalnyt/ Homazhe dhe në Tiranë, të rinjtë ndezin qirinj

1708190863_homazhetr.png

Homazhe për Alexei Navalny në Tiranë

Edhe shoqëria shqiptare është futur në rreshtin e solidaritet me qytetarët e vendeve evropiane dhe jo vetëm, në lidhje me vdekjen e liderit kryesor të opozitës në Rusi, Alexei Navalny.

Një grup të rinjsh kanë bërë homazhe për Navalnyn në sheshin Skënderbej, duke ndezur qirinj para fotos së liderit rus.

Kjo thekson mendësinë anti-diktatoriale të rinisë shqiptare dhe qëndrimin pro-perëndimor të vendit tonë.

Ora 16:49
Moska justifikon vdekjen e Navalnyt: I prekur nga sindroma e ‘vdekjes së papritur’

1708086681_alexeinavalny.jpg

Alexei Navalny

E gjithë bota ka kthyer sytë nga Moska për të marrë një shpjegim të vërtetë dhe bindës për vdekjen liderit kryesor të opozitës ruse, Alexei Navalny.

Mediat bëjnë me dije se kur nëna e të ndjerit dhe avokati i këtyre të fundit kanë vizituar burgun në të cilin Navalny kryente dënimin, ku dhe humbi jetën, autoritetet u kanë thënë se shkaku i vdekjes së liderit opozitar ishte sindroma e “vdekjes së papritur”, një term i përgjithshëm që përdoret për krizat e ndryshme kardiake që shkaktojnë arrest kardiak dhe vdekje, raporton Guardian .

Ora 16:46
FOTOLAJM/ Qytetarët në mbarë botën ndezin qirinj dhe protestojnë për vdekjen e Navanlyt

Vdekja e liderit opozitar në Rusi, Alexei Navalny ka sjellë reagime të shumta në mbarë botën nga kryetarë shtetesh ama edhe nga shoqëria civile.

Në shumë vende të botës qytetarët kanë ndezur qirinj në shenjë solidariteti dhe ngushëllimi për vdekjen e Navalnyt, ndërsa në Moskë shumë mbështetës së opozitës janë arrestuar pasi dolën në protestë.

Ora 13:44
'Alexey Navalny u vra!' Zëdhënësja e kundërshtarit të Putinit: Trupi t'i dorëzohet familjes menjëherë

1708174067_navan.jpg

"Alexey Navalny u vra". Zëdhënësja e kundërshtarit, Kira Yarmysh, e raportoi atë në platformën X. “Vdekja e tij ka ndodhur më 16 Shkurt, në orën 14.17 me orën vendase”, sipas mesazhit të dërguar nga e ëma e Navalny-t.

 "Një punonjës i kolonisë penale tha se trupi i Navalny tani është në Salekhard. Kanë qenë hetuesit e IC që e kanë marrë atë, të cilët tani po kryejnë 'hetimet'. Ne kërkojmë që trupi i Alexey Navalny ti dorëzohet familjes së tij menjëherë”, shkruan Yarmysh.

 

Ora 12:33
VIDEO/ Demonstrata për vdekjen e Navalny në Rusi, rreth 100 të arrestuar!

Rreth njëqind persona u arrestuan gjatë disa demonstratave në Rusi në kujtim Alexei Navalny, kundërshtarit të Putin, i cili vdiq dje në burg. Sipas mediave rreth 101 persona u arrestuan në dhjetë qytete, kryesisht qendra të mëdha urbane. Rreth gjashtëdhjetë u arrestuan dhe u ndaluan në Shën Petersburg, rreth pesëmbëdhjetë në Nizhny Novgorod dhe rreth dhjetë në Moskë.

Që pasditen e djeshme, autoritetet e Moskës kishin paralajmëruar banorët që të mos dilnin në demonstratë, pasi u bë publik njoftimi për vdekjen e kundërshtarit kryesor të Kremlinit. Por në mbrëmje, në disa qytete ruse, njerëzit u rreshtuan për të vendosur lule në monumentet e disidentëve politikë. Mes persona të arrestuar dyshohet se ka edhe gazetarë.

Një nga videot tregon njerëz në qytetin siberian të Novosibirsk duke vendosur lule të kuqe në dëborë nën syrin vigjilent të policisë që bllokon hyrjen në një memorial. Në Rusi, çdo kritikë publike ndaj pushtetit dënohet me burg.

Alexei Navalny, 47 vjeç, vdiq teksa po vuante një dënim me 19 vjet burg për "ekstremizëm" në një burg të largët të Arktikut, në kushte shumë të vështira. Ai ishte kritiku më i madh i Vladimir Putin dhe vdekja e tij solli reagime të ashpra nga Perëndimi, të cilët bëjnë përgjegjës regjimin e Putin.

 

Ora 12:30
Tajani: Moska të zbardhë vdekjen e Navalny! 1 minutë heshtje në konferencën e Sigurisë në Mynih

Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë (G7) mbajtën sot një minutë heshtje për liderin e ndjerë të opozitës ruse Alexei Navalny, në fillim të takimit të tyre në Mynih, raporton media gjermane Deutche Welle.

"Për idetë e tij dhe për betejën e tij për liri dhe kundër korrupsionit në Rusi, Navalny u çua de facto drejt vdekjes," tha ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, teksa hapi mbledhjen e G7 në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në Gjermani.

Ai i bëri thirrje Moskës që "të hedhë dritë mbi vdekjen e tij dhe të ndalojë shtypjen e papranueshme të mospajtimit politik", thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme italiane.

Ora 11:39
Nëna e Navalny-t viziton burgun ku vdiq i biri

1708166390_ne.JPG

Nëna e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, 47 vjeç shkoi në fshatin Kharp ku ndodhet kolonia penale në të cilën i vdiq djali dje. Kështu raporton Novaya Gazeta. Sipas gazetës, Lyudmila Navalnaya shoqërohet nga avokati i aktivistit politik. Ajo e vizitoi për herë të fundit djalin e saj më 12 Shkurt, raporton website Meduza.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 18/02/2024 06:32

    Te gjithe kundershtaret e Putanes kapen nga sindroma e "vdekjes së papritur"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja