Java që shkoi u mbyll me një ditë vjeshte me diell. E njëjta situatë, do të jetë prezente gjatë pesë ditëve të ardhshme.
Përgjithësisht, moti do të jetë me diell e vranësira kalimtare. Ashtu si dhe në këto ditë që kaluam, karakteristike në orët e vona të mbrëmjes dhe në mëngjes do të jetë mjegulla e dendur përgjatë luginave të lumenjve dhe në bregdet.
Era, do të fryjë e lehtë e mesatare në bregdet nga juglindja e veriperëndimi.
Komento