Mendoni se nuk ju shkojnë rrobat? Stela Sallaku: Askush nuk është perfekt, por ka veshje që të bëjnë të dukesh e tillë

Shumë stilistë pohojnë se rrobat e “gjyshes” janë kthyer sërish në modë. Ndaj mos u mërzisni nëse nuk keni veshjet e tendencës së momentit, sepse mund ti vijë dita shpejt që të rikthehen sërish në modë. Kështu po ndodh edhe së fundmi me disa tendenca klasike që dikur ishin shumë në modë dhe janë rikthyer sërish. Pikërisht për këtë temë u diskutua mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” me të ftuarat Stela Sallaku, stiliste dhe Alma Çelaj moderator e emisionit “Si të vishemi”. Përshtatja duhet bërë jo vetëm në stil por edhe në përmasa dhe sipas Stelës, pesha dhe përmasat trupore ndikojnë shumë në zgjedhjet tona të veshjeve.

Patjetër që ndikon. Moda thuhet që është bërë për të zvogëluar defektet që mund të ketë një trup. Jo domosdoshmëisht jemi perfektë, askush nuk është perfekt, por ka veshje perfekte që të bëjnë të dukesh perfekte. Psh. Jo cdo masë trupi mund të veshë një palë pantallona me kuadrate sepse kuadratet të zgjerojnë akoma më shumë. Kjo edhe në varësi të kuadratit. Kuadratet e mëdhaja kanë më shumë tendencë që të të zgjerojnë dhe shkurtojnë , kurse kuadratet e vogla janë më pak problematike.

Stela Sallaku, stiliste

Stela Sallaku, stiliste

Ndërkaq të pyetura se nga frymëzohen më shumë shqiptarët në stilin e tyre të të veshurit Sallaku dhe Çelaj ndajnë të njëjtën mendim dhe thanë në studion e “Rreze Dielli” se ne gjithnjë e më shumë jemi duke u ndikuar nga tendencat europiane.

Besoj që frymëzohemi nga moda italiane, pak britanike dhe ndonjë detaj franzcez nga vajza shumë të selektuara. Jam shumë e kënaqur që po I ikim Ballkanit me frymëzim dhe po drejtohemi nga vendet perëndimore.

Stela Sallaku, stiliste

Ndikohemi shumë nga Europa, nga Italia. Është kjo që çfarë muzike dëgjon apo çfarë filmash sheh do të ndikohesh edhe në veshje.

Alma Çelaj, moderatore

Moderatorja Alma Çelaj dhe stilistja Stela Sallaku në studion e "Rreze Dielli"

b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë