'Menduam se ishte dita jonë', Balaj pas humbjes me Francën. Lenglet: Shqipëria e fortë, por ne donim vendin e parë (VIDEO)

Përfundimi i ndeshjes me Francën ka krijuar një atmosferë jo dhe shumë optimiste në kombëtare, me trajnerin Reja të cilit tashmë i ka përfunduar edhe kontrata. Gjithsesi në përgjithësi futbollistët e kombëtares kanë mbetur të impresionuar nga stadiumi, ndërsa kanë evidentuar se përballë kishin kampionët e botës.

Gjimshiti: "Pritja ishte shumë e bukur, i falenderoj tifozët që kanë ardhur kaq shumë e kanë krijuar këtë atmosferë fantastike. Edhe për ne ishte shumë emocionuese kur e pamë për herë të parë stadiumin kaq plot. Ishte diçka shumë e bukur, por më vjen keq që nuk dhamë diçka të mirë në këtë debutim."

Balaj: "Besuam të gjithë se me mbështetjen e tifozëve, stadiumi i ri, mund te jetë dita jonë, por një kundërshtar si Franca na e bëri të vështirë e thuajse të pamundur për të marrë një rezultat pozitiv. Tani të shohim përpara dhe unë i falenderoj të gjithë."

Veseli: “Kundërshtari ishte shumë i fortë, janë kampionët e botës, kanë ardhur me nivelin e tyre më të mirë dhe ishte e vështirë për të fituar kundër Francës.”

Më tej për mediat shqiptarë folën edhe dy futbollistë të Francës:

Lenglet: “Ishte shumë e rëndësishme për ne të përfundonim të parët në grup. Shqipëria kishte një ekip të mirë dhe nuk ishte e lehtë të fitonim.”

Sisoko: “Ishte një ndeshje e rëndësishme për ne pasi dëshironim të bënim mirë dhe të përfundonim sit ë parët në grup. Ia arritëm të bënim këtë dhe jami të kënaqur. Mund të them se ishte një ndeshje e vështirë pasi Shqiparia luajti për herë të parë në këtë stadium dhe atmosfera ishte në mbështetje të tyre.”

 

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani: 18/11/2019 12:10

    Si e donit vendin e pare z. Balaj gati sa sju mundi Andora

    Përgjigju
    • Kujtim Koroni: 18/11/2019 20:11

      Ok

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU