Mëngjes i ftohtë dhe reshje shiu gjatë ditës, mos harroni të merrni çadrën!

Mëngjes i ftohtë dhe reshje shiu gjatë ditës, mos harroni të merrni çadrën!

Foto ilustruese

Mbi vendin tonë ditën e sotme, sipas meteoalb do të vijojnë që të ndikojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike, të cilat do të kushtëzojnë vranësira të dendura dhe reshje shiu herë pas here me intensitet mesatar dhe lokalisht intensiv. Këto kushte atmosferike do të mbeten deri në mbrëmje kur kemi përmirësim të përkohshëm të motit.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 1 °C zonat verilindore deri në 20 °C jugperëndimi i vendit. Era do fryjë e fortë me shpejtësi deri 60 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Rajoni dhe Europa
Ishujt Britanikë dhe Brigjet e Egjeut vijojnë me mot te kthjellët. Por vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore dominojnë pjesën më të madhe të Europës, ku më problematike situata paraqitet në Gadishullin Iberik për shkak të shirave të dendur dhe stuhive të erës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen