Mëngjesi i kthjellët dhe pasdite me vranësira, parashikimi i motit për sot

Mëngjesi i kthjellët dhe pasdite me vranësira, parashikimi i motit për sot

Foto ilustruese

Ditën e sotme do të mbetemi në ndikimin e motit të kthjellët gjatë orëve të paradites në të gjithë vendin. Por, gjatë orëve të pasdites do të ketë kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin, më të dukshme në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 38°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë.

Për sa i përket Rajonit dhe Evropës, një sistem vranësirash do të përfshijë Ishujt Britanikë duke sjellë shira me intensitet të lartë. Po ashtu me shira të dendur vijon moti për Europën veri-verilindore. Ndërsa pjesa me e madhe e kontinentit karakterizohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Thoma Gëllçi: Shqiptarë, zgjidhni dhe votoni!

Thoma Gëllçi: Shqiptarë, zgjidhni dhe votoni!