TIRANË- Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës paraqiten me kthjellime dhe vranësira, ku më të dukshme do jenë në zonat veriore. Duke iu afruar mesditës vranësirat do të pësojnë zhvillim duke sjellë rrebeshe shiu fillimisht në veripërëndim dhe gradualisht do të përfshijnë gjithë zonën lindore të vendit, mbrëmja përmirëson dukshëm kushtet e motit në Shqipëri.
Temperaturat e ajrit do të më të paktën 3° ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 36°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Europa Veriore, Lindore dhe Gadishulli i Ballkanit mbeten në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, ku vranësirat dhe rrebeshet e shiut mbeten mbizotëruese. Ndërsa kthjellimet dominojnë Europën Qendrore dhe Jugperëndimore.