ITALI- Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi di Maio ka vlerësuar maksimalisht gjestin e Shqipërisë për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali.
Ai ishte vetë për t'i pritur bluzat e bardha në aeroport dhe këtë moment heroik e ka fiksuar me një fotografi, të cilit ka zgjedhur ta ndajë me të gjithë. Di Maio ka zgjedhur pikërisht që këtë foto të takimit miqësor me mjekun shqiptar, takim në kushte të koronavirusit, ta vendos në cover në profilin e tij në Facebook.
Përtej mesazheve drejtuar kryeministrit Edi Rama, deklaratave publike, ministri ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për të falenderuar Shqipërinë.
Coveri i Di Maio
Fotoja e ministrit të jashtëm italian Di Maio vendosur në cover
Ja edhe dhiju ynë (dhija mashkull; jo mashkulli i dhise) pa maskë. Eshte edhe gjysmeminister. Doktoret i veshën qe ne Rinas sikur ishin ne terapi intensive. Propagandë ne kurriz te mjekeve
Përgjigju