Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në segmentin ndër-urban Tiranë-Durrës.

Si pasojë, një veturë tip Mercedes E-Class është përplasur me një trajler i cili ka qenë i ndaluar.

Shkak i aksidentit ka qenë dalja e makinës nga kontrolli.

Si rezultat i përplasjes autovetura është dëmtuar dhe ka marrë flakë.

Për fat të mirë nuk ka persona të dëmtuar.