Meridianin s’e njeh mirë, me Jonin e Marion kishte dy vite pa folur! Luiz Ejlli rrëfen të pathënat për 'miqtë' e tij

Meridianin s’e njeh mirë, me Jonin e Marion kishte dy vite pa folur! Luiz Ejlli rrëfen të pathënat për 'miqtë' e tij

Luiz Ejlli

Ditët e fundit në rrjet janë hapur thashetheme se Luiz Ejlli i ka dhënë fund miqësisë me dy shokët e tij, Marion dhe Jonin të cilët u prezantuan si miqtë e tij më të ngushtë.

Luiz Ejlli, këngëtari dhe fituesi i BBV, prej ditësh ka hedhur herë pas here kunja për sa i përket miqve të tij, madje para disa kohësh i hoqi edhe  nga Instagrami.

Mirëpo në një intervistë Luiz Ejlli ka zbuluar disa të pathëna dhe ka sqaruar njëherë e mirë raportet me ata që e kanë quajtur veten “miqtë e tij”.Ai rrëfeu se me Jonin dhe Marion nuk fliste prej dy vitesh, ndonëse dikur kishin qëndruar shumë bashkë. Këngëtari tha se ishte befasuar kur dy djemtë kishin ardhur surprizë në “Big Brother”.

Ndërsa sa i përket Meridian Ramçajt, që u shpall si miku i ngushtë e i familjes apo “menaxheri” i Luizit, ky i fundit s’e njihte thuajse fare.Ai tregoi se kanë pasur shumë pak kontakt me njëri-tjetrin për punë dhe s’kanë miqësi të ngushtë, ndryshe nga ç’pretendonte Meridiani.

“A ka bërë mirë a ka bërë keq që më ka mbështetur nuk e di, unë e njoh atë sa të njoh ty. Ama të dalë Meridiani apo shumë të tjerë se unë jam menaxheri etj etj, kjo është e tepruar”- tha Luizi.

Luizi tregoi se ka një shok shumë të mirë që nuk ka përfituar kurrë prej tij dhe nuk ka dalë kurrë në media, nuk ka bërë reklama dhe i është gjendur pranë atij dhe familjes së tij pa asnjë interes.  Eni Bushati është shoku që Luizi foli me krenari, një djalë që ka refuzuar të flasë për Luizin dhe të përfitojë nga fama e tij

Luizi u shpreh se miqtë e tij të ngushtë janë persona të tjerë, të cilët janë kujdesur për mamanë e tij dhe nuk kanë pasur nevojë të lyejnë flokët bjondë për të treguar mbështetjen e tyre, apo për të dalë livestream në rrjetet sociale.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin