SHBA – Vdekja e Merilin Monrosë në 4 gusht 1962 nuk ishte rastësi, por një vrasje e dirigjuar nga Bob Kenedi për ta bërë atë të heshtë për gjithçka dinte rreth sekreteve të pista të familjes Kenedi, që i mbante të shkruara në një ditar të vogël të kuq.
Por Bobi nuk veproi i vetëm; ai pati edhe dy bashkëpunëtorë të fshehtë në vrasje: kunatin e tij, aktorin Peter Lauford dhe and psikiatrin e Merilinit, Dr. Ralf Grinson, që i bënë asaj një injeksion që e goditi në zemër për vdekje.
Këto janë detajet bombë që publikohen në një libër të ri të dy shkrimtarëve, Xhei Margolis - gazetare që ka ndjekur për një kohë të gjatë rastin e Merilin Monrosë si dhe të një kolegut të saj në Nju Jork Tajm, autor i mbi 30 librave nga të më shiturit.
Vëllimi “Vrasja e Marilin Monrosë, dosje e mbyllur" – tenton të zbulojë vdekjen e aktores më të famshme në botë me anë të dëshmive të dëshmitarëve okularë dhe intervistave.

Në libër jepet dëshmia e mjekut Xhejms Edvin Holl, i cili deklaroi më vonë se e dinte që Monro nuk kishte marrë mbidozë ilaçesh për të vrarë veten "pasi ajo nuk kishte pasur të vjella, gjë e pazakontë kjo në një mbidozë"
Po ashtu, ka një misteri në një fotografi të policisë, marrë ekskluzivisht nga autorët, ku zbulohet diçka e pakuptueshme: Gjurmë gjaku të mundshme në murin e dhomës së gjumit Marilit, njollë që më pas u fshi nga fotografia, para se të publikohej.
Autorët thonë se ajo që është prekëse është se bukuria e brishtë e kërkon gjithmonë dashurinë në vendet e gabuara. Por, kur u lidh me Presidentin Kenedi, Merilini u dënua.
Në libër pasqyrohen fotografitë e dy komplotistëve, Kenedit dhe kunatit të tij, Peter Lauford. Kur çështja e dashurisë së Merilinit me Presidentin shkoi keq, ata thjesht e hoqën qafe.
Personazh tjetër ishte psikiatri Ralf Grinson, që ishte më shumë se vetëm mjeku i Merilinit; ai ishte dashnori i saj dhe ai injektoi dozën fatale, që e vrau yllin, - thonë autori i librit.
Çifti Kenedi konsiderohet si "ngatërrestari". Bob Kenedi u përfshi në një marrëdhënie të çrregullt seksuale me Marilin në verën e vitit 1962, kur ai u dërgua nga Presidenti Kenedi për të bindur, perëndeshën e ekranit, që të mos kërkonte ndarjen e Presidentit nga bashkëshortja Xheki.
E ndarë mes dy dashnorëve, Merilini kishte marrëdhënie me të dy vëllezërit. Ajo ishte fiksuar pas tyre dhe i shkruante sekretet në një ditar të vogël të kuq, që nuk u gjend kurrë.
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com