Merita Rexha Tërshana sjell
Beethoven në Universitetin e Arteve

Merita Rexha Tërshana sjell<br />Beethoven në Universitetin e Arteve
Koncerti për piano e orkestër 5, i njohur botërisht si “Emperor Concerto”, koncerti i fundit në piano i Ludwig Van Beethoven, do të jepet sot, në ambientet e Akademisë së Arteve në orën 19.00.

Në piano, do të jetë pianitstja e mirënjohur Merita Rexha Tërshana, dirigjent Leonardo Quadrini dhe Orkestra e Radiotelevizionit Shqiptar.

Merita Rexha ka lindur në Tiranë ku filloi studimet për piano që në moshë të re. Pasi përfunoi studimet në Akademinë e Arteve, ndoqi kurse të specializuara në Gjermani. Ajo është një nga artistet më aktive në arenën muzikore shqiptare. Rexha ka luajtur si soliste me orkestrën simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar, Teatrin e Operave dhe Baletit.

merita rexha

Orkestrën e Akademisë së Arteve nën drejtimin e dirigjentëve të njohur shqiptarë dhe të huaj si Laurent Quinot, Leonardo Quadrini, Zhani Ciko, Bujar Llapaj, Alqi Lepuri, Jetmir Barbullushi, Deniola Kuraja.

merita rexha

Merita Rexha është shpallur fituese disa herë si “Interpretuesja më e mirë e vitit” në Festivalin e Muzikës së Re Shqiptare 1.996 nga një juri e drejtuar nga kompozitori francez G.Boeuf.

Ajo është nominuar tre herë si “Interpretuesja më e mirë e vitit” në cmimet Kult në vitet 2004,2006,2008 dhe është fituese e cmimit “Kult” për vitin 2009. Merita është pedagoge në departamentin e pianos në Universitetin e Arteve dhe që prej 2007 ajo mban titullin Pedagoge e Asociuar.

merita rexha
 Foto të tjera..

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri